'Politikanët amerikane janë ndryshe', Fatmir Mediu tregon ngjarjen e rrallë me Bush në Tiranë

20 Janar 2021, 23:12

Për kreun e Partisë Republikane, Fatmir Mediun, politikanët amerikanë dallojnë shumë me ata europianë, kjo për shkak të raportit të mirë që ata krijojnë me njerëzit. I ftuar në emisionin Repolitix, Mediu ka sjellë dy shembuj gjatë vizitës së ish-Presidentit Bush në Shqipëri në vitin 2007.

Ai thotë se gjatë një dreke, një prej kamarierëve kërkoi që të puthë në faqe ish-Presidentin Bush, ndërkohë që ky i fundit pranoi pa asnjë problem. Mediu vijoi më tej duke thënë se të gjithë kamarierët më pas erdhën për ta puthur e për ta takuar.Gjithashtu Mediu thotë se i ka kërkuar dhe një autograf ish-Presidentit për djalin e tij të cilin ja ka dhënë pa asnjë problem.