“Politikanët si sheikë”,qytetari i revoltuar:|” Populli të zgjohet nga gjumi”

9 Maj 2020, 09:49

“Të ketë një ligj që të hetojë edhe pasurinë e politikanëve sepse e shkrinë Shqipërinë e copëtuan vendin dhe të mos hetohet vetëm pasuria e gjyqtarëve”. Kjo ishte ajo që kërkoi një qytetar që u bë pjesë e programit “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv. Tepër i revoltuar zotëria duke folur në studio me gazetarin Andi Kapxhiu tha se politikanët janë shndërruar si sheikë dhe e kanë kthyer në sulltanat. Ai ka kërkuar që populli të zgjohet nga gjumi dhe të reagojë.