Portali hap panik për tërmet të ri të fuqishëm, 'Dilni nga shtëpitë'/ Rama: Alarm fals dhe kriminal

23 Shtator 2019, 13:30

TIRANË - Portali Syri.net pranë familjes Berisha dhe Presidentit Meta publikoi sonte në mbremje, në orën 22.21 nje fake news duke ngjallur panik me paralajmerimin në orën 23.30 të një termeti të fortë. Për ta bërë më të besueshëm lajmin portali i ishte referuar, në mënyrë fallso, për  parashikimin e tërmetit në orën 23.30 një sizmiologu grek, i njëjti i përmendur edhe nga Presidenti Ilir Meta kur me 29 korrik paralajmëroi një tërmet apokaliptik, duke shpifur edhe per fuqine e duke e bere edhe me te frikshme: 6 balle, pra me i forte se ai i te shtunes.

Portali i bënte apel qytetareve të dilnin menjëhere nga shtëpitë, duke përhapur panik dhe përfituar nga situata e brishtë pas tërmetit të forte të së shtunes. Mijëra njerëz mbushën rruget, sheshet e qyteteve të ndryshme duke përfshirë edhe Tiranën.Portali me pas e hoqi lajmin qe nderkohe ishte përhapur në gjithe mediat sociale dhe ribotuar nga disa portale te tjera si Shekulli.