Portet 'pushtohen' nga jehona borive të anijeve në shenjë respekti për mjekët dhe solidariteti për viktimat e COVID-19

23 Prill 2020, 20:20

Anijet e portit të Durrësit përshëndetën në mënyrë simbolike punën e palodhur të mjekëve dhe infermierëve në luftën kundër COVID-19 përmes rënies së borive.

Nën perëndimin e diellit, porti është mbushur nga zhurma kumbuese e anijeve, një jehonë 3-4 minuta në shenjë respekti për të gjithë stafin mjekësor.