Portreti i nënë Beglies të këput shpirtin! E vetmuar në varfërinë që i ka tjetërsuar trupi kërkon ndihmë: 57 mijë lekë s'më dalin as për mjekime

6 Prill 2020, 17:06

Mosha e saj biologjike është 67-vjeçe, por jeta e ka rënduar aq shumë sa që duket larg nga bashkëmoshataret e saj. Në çdo pjesë të trupit ka gjurmë të vështirësive që ka kaluar dhe sfidave më të cilat është përballur. Rinia nuk ka qenë e lehtë për të, por jeta nuk është "treguar" bujare as në moshën e tretë.