PostCovid-Bashkimi Europian rihap kufijtë me Shqipërinë dhe Ballkanin më 1 korrik

11 Qershor 2020, 17:00

Komisioni Evropian ka rekomanduar sot hapjen graduale të kufijve të jashtëm të Bashkimit Evropian nga 1 korriku, për shtetasit e huaj, duke marrë parasysh situatën epidemiologjike.

Komisioni ka propozuar që masa e ndalimit të hyrjes në BE, të hiqet për ato vende, të cilat dëshmojnë se situata e përhapjes së koronavirusit është e menaxhueshme.