Pr/ buxheti, Arben Ahmetaj: Do ulim borxhin publik, brenda 2021 shkon në 60%

14 Nëntor 2018, 19:47 | Përditesimi: 14 Nëntor 2018, 19:47

Ndryshe nga opozita që ngre alarmin për rrezikun e rritjes së borxhit publik në vitin e ardhshëm, qeveria parashikon të kundërtën, të ulë borxhin publik dhe defiçitin buxhetor. Ministri i Financave Arben Ahmetaj gjatë diskutimit të defixhitit buxhetor dhe borxhit publik në komisionin e Ekonomisë u shpreh se deri ne 2021 borxhi publik pritet të ulet në 60 përqind. 

Ahmetaj është shprehur entuziast sa i përket parave të marra borxh dhe të investuara në vend, një ndryshim që sipas tij është më mirë i menaxhuar në krahasim me qeveritë e mëparshme. Në ditët e ardhshme pritet që të diskutohet në një mbledhje të posaçme edhe për koncensionet qeveritare, shumë të denoncuara nga ana e opozitës.

r.k./Shqiptarja.com