Pranverë në Kukës! Edhe të moshuarit dalin nga shtëpia duke mos respektuar rregullin e ri

30 Mars 2020, 11:15

Pranverë në qytetin e Kukësit. Parku kryesor i qytetit në këtë fund marsi është pushtuar nga lulet e verdha, prej vitesh në mungesë të një gjelbërimi të tillë me lule të shumta.

Rrugët e qytetit të Kukësit në ditën e 18 të karantinës ngjasojnë me një ditë të zakonshme. Automjete dhe qytetarë të shumtë lëvizin nëpër qytet për të kryer pazarin ditor por shumica nuk kanë aplikuar për leje tek e-Albania.

Edhe pse nga sot të moshuarve nuk u lejohet të dalin nga shtëpia, shumë pensionistë kanë dalë për të marrë ajër të pastër.

Vihet re respektimi i radhës dhe distancës në radhë për pagesat e ujit, energjisë elektrike, shërbimet postare e telefonike ndonëse shumica janë pa masa mbrojtëse. Ora 13:00 shënon edhe fundin e shërbimeve ditore dhe ndalim qarkullimin që në mënyrë rigoroze zbatohet nga qytetarët.