Prapaskenat e botimit në Bild/ 'E vërteta dramatike për dy dosjet që po çmendin Shqipërinë…'

18 Maj 2019, 15:21

Analisti Lorenc Vangjeli ka zbuluar mbrëmjen e të premtes në emisionin Java në RTSH prapaskenat e botimit të artikullit për Shqipërinë në gazetën gjermane Bild.

Ai kujton se për herë të parë për dosjen 184 dhe për përfshirjen në listën e përgjimeve për llogari të saj ishte përfshirë edhe kryeministri Rama, që pretendohej se kishte folur për çështjen e votimeve në Dibër.

“Të martën kryetari i PD-së Lulzim basha, citoi gazetën Bild si një fakt të ri që dëshmonte vjedhjen e votave.

Në fakt, siç vërtetohet dhe nga xhirimi I transmetuar nga Java në RTSH, partia demokratike ishte së paku në dijeni të botimit që dy muaj më parë dhe ndoshta edhe pjesë e rrethanave që çuan në këtë botim. “Kjo është teknologjia primitive e propagandës në Tiranës që eksporton fillimisht një lajm lokal, e importon sërish në Tiranë, e përkthen nga gjuha e huaj dhe rishet si mall të ri me ambalazh të BE-së”, tha Vangjeli.