Pr.Buxheti 2020/ Rudina Hajdari dhe Ralf Gjoni braktisin Komisionin e Integrimit Europian

6 Dhjetor 2019, 10:05 | Përditesimi i fundit: 2019-12-06 14:44:17

Ka nisur shqyrtimi i pr/Buxhetit i vitit 2020 në Komisionin e Integrimi Europian, ku po raporton zv.ministri i Jashtëm, Etjen Xhafaj.

Komisioni i Integrimit ka nisur me debate, pasi Kryetarja e këtij Komisioni, Rudina Hajdari si dhe deputeti Ralf Gjonaj kanë braktisur këtë komision. 

Shkak i largimit është bërë, vonesa e zv.ministrit, si dhe mosprania në këtë komision e ministrit të Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj.

Mirela Kumbaro: Kjo është kalamanllëk. Ralf, ditë të mbarë! 

Ralf Gjonaj: Duhet të largohemi nga metoda provinciale e komunikimit që u vu re në këtë sallë.

Zv ministri Xhafaj, ke theksuar se buxheti i 2020 është 3.6 miliard lekë, ndërsa ka theksuar se Integrimi europian, Bashkëpunimin rajonal, janë objektivat kryesore të Ministrisë së Jashtme.