Pr.buxheti 2021, 1.7 mld € për 6 PPP, mes tyre aksi Milot-Fier dhe Aeroporti i Vlorës

26 Tetor 2020, 20:21

Mbi 1.7 miliardë euro është vlera e koncesioneve të reja kryesisht në infrastrukturë që do të fillojnë zbatimin në vitin 2021. Projekti më i kushtueshëm është ai i rrugës Milot-Fier me vlerë rreth 1.4 mld euro. Më pas renditet PPP e mbikëqyrjes së kontrollit teknik të mjeteve. Në 2021 fillon zbatimi edhe i koncesionit të Aeroportit të Vlorës.