Pr/buxheti 2021, Angjeli: Është plan anti-krizë, por rrezikohet nga zgjedhjet e COVID-19

28 Tetor 2020, 14:24

TIRANË- Projektbuxheti i vitit 2021 është anti-krizë por sipas ish ministrit të Financave Anastas Angjeli cenohet nga dy rreziqe kryesore.

“Synimi kryesorë është që të jetë një buxhet anti-krizë, anti recesion dhe është një buxhet i rimëkëmbjes ekonomike, për t’ju rikthyer edhe një herë pyetjes tuaj një rimëkëmbje ekonomike, një rigjallërim i ekonomisë pas rënies ekonomike në përgjithësi. Dy janë rreziqet kryesore: I pari është risku që vjen si rrjedhojë e faktorit elektoral. Rreziku elektoral qëndron jo thjeshtë nga përdorimi i buxhetit për efekte elektorale por edhe nga situata dhe klima politike e krijuar. Klima politike në periudha elektorale ndikon në ekonomi, natyrisht jo për mirë për fat të keq. Rreziku i dytë është pandemia, të cilin e konsiderojmë një ekuacion me shumë të panjohura dhe që di do të vejë ashtu do të reflektojë në ekonomi”, tha për Report TV Anastas Angjeli.

Në një intervistë për Report TV, relatori i projektbuxhetit Angjeli thotë se pavarësisht mbështetjes buxhetore të orientuar tek pasojat e pandemisë COVID-19, nuk mund të flasim për rigjallërim ekonomik pa u mposhtur pandemia.

“Megjithëse jemi në një situatë të jashtëzakonshme të COVID-19 shuma e parashikuar ka marrë parasysh të gjithë skenarët e mundshëm të përmirësimit dhe përkeqësimit të situatës, që përfshin infrastrukturën shëndetësore, medikamentet vaksinën e mundshëm, ju është bëre e njohur një kontratë që është lidhur për 1.4 milionë vaksina dhe ne të njëjtën kohë edhe për pajisjet e nevojshme për spitalet edhe sikur të kemi një variant të përkeqësimit të krizës. Nuk do të ketë një rigjallërim ekonomik pa u mposhtur pandemia, prandaj vëmendja dhe kujdesi për mposhtjen e pandemisë edhe në këtë projekt është shumë e madhe sepse është e qartë që pa e mundur këtë pandemi nuk mund të fillojmë rigjallërimin e ekonomisë”, u shpreh Angjeli.

Pavarësisht kësaj pasigurie të shkaktuar nga pandemia deputeti socialist thotë se dy janë levat kryesore të 2021 për kapërcimin e situatës së krijuar ekonomike.