Pr/Buxheti 2021, BSH: Duhet kujdes i madh me shpenzimet dhe tavan i ri për PPP-të, duhen monitoruar

2 Nëntor 2020, 19:21

Kohëzgjatja e pandemisë është kërcënim për të ardhurat që pritet të mblidhen në vitin 2021, për këtë arsye duhet më shumë kujdes në shpenzime. Ky është sugjerimi i Bankës së Shqipërisë lidhur me projektbuxhetin e vitit 2021. Zëvendësguvernatorja e parë Luljeta Minxhozi tha në Komisionin e Ekonomisë se presin të mblidhen më pak para se sa është parashikuar në projektbuxhet.