Prefekti i Lezhës: Mos guxoni të mbillni kanabis! Drejtori i Policisë: Zero tolerancë

14 Mars 2019, 16:34

Bashkëpunimi i institucioneve në luftën kundër kultivimit të bimëve narkotike nuk ka qenë në nivelin e duhur. Shqetësimi është ngritur nga Drejtori i Policisë Vendore në Lezhë Ferdinad Mara, gjatë një takimi të organizuar nga prefekti me përfaqësuesit lokal në Kurbin.

"Ndaj kryepleqve të fshatrave do të kërkoja një angazhim maksimal, në të gjitha drejtimet, por drejtimi kryesor në sensibilizimin e çdo bashkëfshatari. Toleranca ndaj këtij fenomeni është zero. Ka qenë një bashkëpunim vetëm në hapat e para dhe nuk është konkretizuar deri në përfundim" tha ai.

Prefekti i Lezhës Gjergj Prendi tha se nuk do të ketë tolerime ndaj shkelësve të ligjit, ndërsa ju ka kërkuar kryetareve të fshatrave angazhim më të madh në përmbushjen e detyrave të tyre. "Mos guxojë njeri të kultivojë kanabis, lë me të trafikojë. Tolerancë zero" apeloi ai.  

Lezha mbetet një ndër zonat më problematike përsa i përket kultivimit të bimëve narkotike, ndaj është kërkuar angazhim maksimal për të minimizuar këtë fenomen mjaft shqetësues.

d.ba.