Prefekti për Report Tv: Në Vlorë pothuajse zero kultivim kanabisi, kriminelët tentuan të përfitonin nga pandemia

25 Maj 2020, 17:39

Situata e pandemisë ka shfaqur tendencën për kultivimin e bimëve narkotike. Kështu është shprehur prefekti i Vlorës Flamur Mamaj gjatë një interviste dhënë për Report Tv.

Sipas Mamajt grupet e strukturuara kanë nisur hapjen e vendeve dhe përgatitjen e terrenit por deri me tani nga kontrolli i vazhdueshëm i strukturave të policisë nuk ka nisur procesi i mbjelljes.