Prej 15 vitesh Leskoviku pa ujë, banori: Pale gratë çfarë heqin! Isai: Vitin e ardhshëm do rregullohet

25 Nëntor 2019, 20:52

TIRANË- Prej 15 vitesh qyteti i Leskovikut bashkëjeton me mungesën totale të ujit të pijshëm. Ata ecin me dhjetëra kilometra për të siguruar ujin, pasi me mundësitë e pakta ekonomike që ata kanë nuk e përballojnë koston e blerjes së tij. Mbushja e enëve në burimet më të afërta dhe vendosja e depozitave, janë të vetmet alternativa për këta banorë.

"Kemi 30 vjet demokraci e ne këtu në Leskovik nuk kemi ujë për të pirë, pale gratë se çfarë heqin në shtëpi.  Ne shkojmë 15-20 km ku ka ujë të rrjedhshëm. Ne mundohemi të marrim ujë nga burimet që janë të rrjedhshëm. 20 minuta ujë nuk del. Ne jemi punëtorë do të lahemi. Jetesa pa ujë është shumë e vështirë. Edhe ai ujë është me orar e i ndotu me rërë. Po si hape, çezmat bllokohet", shprehet një banorë.