Prej disa muajsh pa punë! Qeveria u jep naftëtarëve të Ballshit pagën e luftës pas protestës

21 Prill 2020, 16:36

Naftëtarët e Ballshit që nuk punojnë prej disa muajsh do të trajtohen me pagë lufte si pjesa tjetër e kategorive përfituese. Lajmin e dha deputeti socialist i qarkut Fier, Ismet Beqiraj. Ai shprehet se pas protestës së djeshme me kërkesat e naftëtarëve, qeveria vendosi që t'i përfshinte në paketën ekonomike.

"Pershendetje naftetare te KPTHN-se Ballsh! Kam fatin tiu komunikoj qe kerkesat Tuaja me mbeshtetje edhe te ministres znj. Balluku per trajtimin financiar ne kete periudhe izolimi nga COVID-19 jane marre ne konsiderate nga Kryeministri z. Rama. Edhe ju beheni pjese e paketes se mbeshtetjes financiare dhe do te merrni pagat sipas rregullit te vendosur nga qeveria. Uroj qe nga kjo lufte te dalim te gjithe shendoshe e mire! Do te vazhdojme ne menyre konstante perpjekjet edhe ne te ardhmen per ti dhene jete Industrise se Perpunimit te Naftes, ku KPTHN-ja eshte pjesa me e rendesishme e saj" shkruan Ismet Beqiraj.