Prej dy javësh aktori i njohur Guljem Radoja në spital. Artistët: Urojmë që kjo energji e bukur lutjeje ta shërojë!

20 Prill, 17:56

Artistët e Teatrit “Aleksandër Moisu” në Durrës rrëfejnë gjendjen shëndetësore të aktorit të njohur Guljem Radoja, i cili prej 2 javësh e gjysëm qëndron i  shtruar në spitalin e Durrësit për shkak të COVID 19.

“Nga të gjitha bisedat që kemi bërë jemi përpjek që të shqetësojmë sa më pak, gjendja e artistit sot është stabël, mendoj se prania e ardhjes së dy fëmijëve të tij ka ndikuar që të bëhet më mirë. Për këdo që kalon covid 19 është e vështirë. Por ky rast është pak më i veçantë, se me të lidhet edhe bashkëngjitet kujtesa e një brezi dhe e disa brezave, unë shpresoj që si të gjithë, që kjo energji e bukur lutjeje të kthehet në energji për ta shëruar atë”, shprehet regjisorja Driada Dervishi.

Që nga dita e djeshme që trupa e Aleksandër Mosiut bëri apel sot kemi lajm të mirë për përmirësim, urojmë që të shërohet sa më shpejt”, thotë aktori Gjergj Doci.

Ndonëse, këto ditë kolegët artistë kanë apeluar që Guljem Radojës t’i jepet mundësia për kurim të specializuar jashtë shtetit, aktualisht ata pohojnë se gjendja e tij shëndetësore nuk ia mundëson këtë.

“Jemi të befasuar nga kujdesi mjekësor. Ata po e shohin nëse do të jetë i mundur fizikisht në ditët në vijim, që ta çojnë për kurim të specializuar”, shprehet Dervishi.

Artisti Guljem Radoja (1945) u lind në Shkodër. Studimet e larta për “Dramaturgji” i kreu në Institutin e Lartë të Arteve (sot Universiteti i Arteve). Ka luajtur në të gjitha skenat teatrore në  vend, edhe ka luajtur te  “Bourgeois Wedding” e Bertold Brehtit, “Me syrin e një klouni” e Heinrich Bwllit, “Trojanët” e Vasilis Theodoropulosit etj.  Por angazhimet e artistit nuk kanë qenë të pakta veçmas në kinematografi, ku që  nga angazhimi i tij i parë, si inxhinieri tek filmi "Gjurma", e më tej Stefan Bardhi te "Mësonjëtorja" apo Petro Nini Luarasi "Kush vdes në këmbë", edhe prokurori te "Kolonel Bunker" etj, numëron rreth 30 role. Është nderuar me titullin "Artist i Merituar".

Kategori të tjera

    Nuk u gjeten video për këtë Kategori!

Shiko të gjitha

    Nuk u gjeten video për këtë Kategori!

Shiko të gjitha