Prej dy javësh e intubuar, humb jetën 64-vjeçarja me koronavirus, rritet me 24 numri i të prekurve

16 Prill 2020, 12:56

Ministria e Shëndetësisë ka kofirrmuar atë që tha pak më parë Ogerta Manastirliu mbi të dhënat e të prekurve me koronavirus për 24 orët e fundit. Në një ditë janë testuar 269 persona nga të cilët kanë rezultuar pozitiv 24 prej tyre, duke e çuar në 518 numrin e të prekurve në total në vendin tonë.