Prej një viti ishte azilant në Gjermani, zhduket 20-vjeçari nga Fieri! Motra: Dyshojmë mos është në burg

23 Qershor 2020, 19:57

20-vjeçari nga Fieri, Kevin Ademi humbet kontaktet nga Hamburgu i Gjermanisë, qytet në të cilin kishte shkuar në kërkim të një vendi pune. Historia e të riut  u denoncua sot në emisionin “Pa Gjurmë” Report Tv nga e motra e tij.

Ai jetonte prej afro një viti e gjysmë si azilant në Gjermani, por fatkeqësisht, periudha e qëndrimit i kishte mbaruar që në janar të këtij viti. Për këtë arsye familja e tij dyshon se ai mund të ndodhet në burg, për shkak të mungesës së dokumentacionit