Prej pesë ditësh aktiv, zjarri në Mirditë vijon të djegë pyjet

18 Korrik 2020, 13:18

Zjarri i rënë që prej ditës së hënë në pyjet e Njësisë Administrative Zejmen në Lezhë vijon aktiv dhe tashmë ka prekur dhe territorin e Bashkisë Mirditë.

Që prej pasdites të së enjtes flaket janë përhapur në pyjet e fshatit Katund i Vjetër në Rubik. Favorizuar dhe nga era zjarri ka përshkuar një sipërfaqe të konsiderueshme pyll me dru dhe shkurre, ndërsa ndërhyrja e zjarrfikësve është e pamundur për shkak të terrenit të thyer malor dhe mungesës së rrugës