Prej tre ditësh në flakë, Report Tv sjell pamje brenda ishullit të Sazanit , vatrat e zjarrit ende aktive

6 Qershor 2022, 16:42 | Përditesimi i fundit: 2022-06-06 17:23:31

Ishulli i Sazanit po digjet prej tre ditësh. Report Tv ka siguruar pamje nga brenda ishullit, ku vatrat e zjarrit ende janë aktive. Ndërkohë, duke qenë se dy prej helikopterëve Cougar që kanë kova për të shuar flakët ndodhen për mirëmbajtje jashtë vendit, ndërsa një helikopteri i tretë është në procesin e mirëmbajtjes, për shuarjen e zjarrit forcat zjarrëfikëse po punojnë në terren me mjete primitive.

  •