Prej tre ditësh Parku Kombëtar i Qafështamës në flakë, digjen hektarë me pyje, asnjë ndërhyrje nga autoritetet

10 Nëntor 2020, 16:34

FUSHE-KRUJË- Prej tre ditësh vijon të digjet Parkun Kombëtar i Qafështamës, zjarr i cili nisi në Burrel, por për shkak të erës dhe mundësive të pakta të ndërhyrjes së zjarrfikësve flakët u përhapën dhe kanë djegur deri më tani mbi 40 hektarë pyje.

Sipar informacionve të sjella nga gazetari i Report Tv Julian Shota flakët po i afrohen fshatit shkretë dhe kanë dëmtuar florën dhe faunën e Parkut Kombëtar.Prej tre ditësh Report Tv vijon të pasqyrojë lajmin, por ende nuk është marrë asnjë masë për shuarjen e zjarrit, ku të angazhuar janë vetëm disa punëtorë të Agjencisë së Zonave të Mbrojtura dhe disa vullnetarë që punojnë me mjete rrethanore.