“Premtimet elektorale? Gënjeshtra në ajër se nuk dalin llogaritë!”

29 Janar 2021, 11:36

Sot në emsionin e mëngjesit “Shtypi i ditës dhe ju” një zonjë foli për propozimet elektorale të PD për zgjedhjet e 25 prillit. Populli duhet të mendojë e të mos gënjehet kur dëgjon se do ulen taksat dhe do rriten shërbimet. Nuk mund të ofrosh asgjë kur nuk menaxhon taksat sic duhet se ato janë burim i furnizimit të buxhetit, por ndërkohë që kanë premtuar shumë nuk kanë dhënë shpjegime se ku I gjejnë paratë për të bërë realitet këtë program ka thënë ajo.