Premtimi absurd i kandidatit të PD-së në Korçë Mano: Do ju japim kredi që të lani borxhet

24 Shkurt, 13:07

Kandidati i Partisë Demokratike në Korçë, Andrea Mano, ka filluar fushatën derë më derë duke bërë premtime absurde për qytetarët.

Në një video që ka qarkulluar, shfaqet Mano në një nder familjet, ku i “shpalos” premtimet e tij.

Ai arrin në atë pikë sa premton edhe kredi për familjet e reja që të paguajnë detyrimet.

“Edhe çmimin e energjisë do ta ulim nëse e keni dëgjuar, ndihmën ekonomike do ta dyfishojmë, kempet do t’i rikthejmë për njerëzit, do i japim mundësinë edhe familjeve të reja të marri edhe kredi që të kenë mundësi të paguajnë detyrimet e tyre”, tha Mano.

Kategori të tjera

    Nuk u gjeten video për këtë Kategori!

Shiko të gjitha

    Nuk u gjeten video për këtë Kategori!

Shiko të gjitha