Premtimi i Ramës: Aeroporti i Kukësit me çmime low-cost

25 Qershor 2019, 19:15

Aeroporti i Kukësit ka qenë pika e parë, me të cilin kryeministri Edi Rama nisi takimin e tij në qytetin verilindor. Ai tha se qeveria e tij do të përfundojë këtë aeroport, në të cilët do t'u ofrohen qytetarëve çmime low-cost.

"Do të kenë mundësinë që të kthehen këtu direkt nga Londra, në këtë aeroport. Jo vetëm i Kukësit, por i të gjithëve. Shqipëria ka nevojë për një aeroport me çmime të ulëta, low-cost, ky do të jetë aeroporti i Kukësit", tha Rama.

    No videos found.