Prendi: Mungesa e rojeve bregdetare problem kryesor për turizmin në Lezhë

18 Korrik 2018, 23:03

Siguria e plazheve vijon të jet shqetësuese në mbarë vendin. Bregdeti i Lezhës është një ndër më problematiket sa i përketë sigurisë. Shqetesimi është ngritur nga prefekti i Lezhës Gjergj Prendi, gjatë një takimi të zhvilluar me komitetin rajonal të zhvillimit të turizmit. Sipas Prendit, Bashkia Lezhë i ka realizuar një pjesë të detyrave të sajë, por më problem mbeten mungesa vrojtuesve të detit. Problem tjetër mbeten edhe vendbazimet e motorrave të ujit si dhe mungon sinjalistika në zonën e plazhit.

Duke qenë se mbi 80 % e plazhit shrytëzohet nga privatet Kryebashkiaku i Lezhës, Fran Frrokaj, kë kërkuar ndëshkimin e të gjithë atyre subjekteve që nuk i kanë përmbushur detyrat e përcaktuara në kontratë.