'Prerja' e listave të PD, Oerd Bylykbashi për Report Tv: Është politike, me këtë vendim të KQZ rrezikojmë kolaps zgjedhor

18 Mars 2021, 16:57

Partia Demokratike e quan politike shkurtimin e listave të saj nga KQZ. Sipas ish deputetit Oerd Bylykbashi, vendimi i KQZ tenton të dëmtojë koalicionin e udhëhequr nga PD dhe kjo  rrezikon ta çojë vendin drejt kolapsit zgjedhor.