Prerja e pishave në malin e Moravës, bashkia e pafuqishme për të ndalur motorsharrat

5 Maj 2020, 20:41

Prerja e pishave në malin e Moravës është kthyer në fenomen shqetësues që pranohet edhe nga bashkia e cila është e pafuqishme për të ndalur motorsharrat.

Në përkeqësimin e situatës ka ndikuar dhe shkrirja e Inspektoriarit të Mjedisit. Report TV ka qenë sot në malin e Moravës në Korçë,  i cili njihet edhe si mushkëria e qytetit juglindor.