Presidenti i ri, Alibeaj: Do të konsultohemi me të gjithë anëtarët e Grupit Parlamentar dhe aleatët tanë! A e njeh Berishën?

19 Maj 2022, 15:53

Pas mbledhjes së Grupit Parlamentar të PD e cila zgjati 3 orë, Enkelejd Alibeaj tha se do të vijojë konsultimet me deputetet demokratë, ndërsa shtoi që do të marrë mendime edhe nga aleatët.
Por çfarë do të ndodh me Berishën? A do të konsultohet Alibeaj edhe me atë? Kuvendi i PD më 8 dhjetor 2021 vendosi përjashtimin e Sali Berishës nga Grupi Parlamentar dhe si rrjedhojë ai nuk e njeh.  

Alibeaj gjatë prononcimit të tij për gazetarët këmbënguli se me rëndësi në këto momente është procesi i zgjedhjeve dhe jo emrat e kandidatëve. Kreu i Grupit paralajmëroi se ditën e nesërme grupi do të ketë një tjetër mbledhje.