Presidenti i ri/ Komisioni i Ligjeve mban mbledhje më pak se 3 minuta për 'djegien' e raundit të tretë, Alibeaj e ndjek në Facebook

30 Maj 2022, 09:46

Komisioni i Ligjeve ka miratuar raportin për votimin e raundit të tretë për zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Shqipërisë, ndonëse nuk ka asnjë kandidat të propozuar. Raporti do t'i kalojë Kuvendit në seancën e sotme plenare. Ajo që vihet re është se kreu i grupit parlamentar, Enkelejd Alibeaj ndoqi mbledhjen që zgjati më pak se 3 minuta përmes transmetimit live në faqen e 'Facebook'.