Presidenti i UEFA-s Aleksander Ceferin u takua me kryeministrin Edi Rama ditën e sotme me rastin e ceremonisë inaguruese të stadiumit më të ri në Shqipëri, “Air Albania Stadium", ku do të luhet edhe ndeshja Shqipëri-Francë.
Pas takimit të tyre, ata do të vizitojnë stadiumin bashkë me pjesëmarrjen e Armand Dukës, presidentit të FSHF-së.
Presidenti i UEFA-s, Aleksander Čeferin e ka cilësuar stadiumin kombëtar 'Air Albania' si një xhevahir, teska ka vlerësuar edhe progresin që Shqipëria ka bërë në futboll.
Ai është shprehur se dita e sotme do të jetë një moment historik për çdo shqiptar.