TIRANE- Kryeministri Edi Rama, presidenti i UEFA-s Aleksander Ceferin dhe kreu i FSHF-së Armando Duka kanë hedhur firmën në inaugurimin e stadiumit Air Albania, pak momente para nisjes së ndeshjes hapëse ku të zotët e shtëpisë zbritën për herë të parë në fushën e blertë përballë kampioneve të botës. Gjatë fjalës së tij kryeministri Edi Rama u shpreh se ky është një moment që e kishte pritur prej kohësh, ndërsa e cilësoi stadiumin një vlerë kulturore që do të rreshtohet krah monumentit të kulturës dhe objekteve të tjera historike.
Kreu i FSHF Armando Duka u shpreh se tashmë pritet përfundimi i stadiumit të Kukësit para vitit 2020 dhe ndërtimi i fushave të minifutbllit në tre vitet e ardhshme.