Presidenti Ilir Meta deklaratë për mediat

5 Qershor 2020, 12:45

TIRANE-Si çdo të premte, sikur ka ndodhur në dy javët e fundit, Presidenti Ilir Meta edhe sot ka dalë në një komunikim me gazetarët për qëndrimin e tij në lidhje me çështjet e aktualitetit politik. "Këtë javë ktheva ligjin për shërbimet e pagesave. Shpresoj që Kuvendi të reflektojë. Këtë javë patëm një komunikim me Kuvendin për emetimin e eurobondit të ri. Shuma dhe nxitimi pa u konsultuar me të gjithë aktorët më detyruan që të jepja pëlqimin për hyrjen në fuqi menjëherë. Kreut të KLSH-së i kërkova që të mos i bindet asnjë urdhri apo akti që mund të cenojë këtë institucion. Kuvendi të gjykojë me objektivitet kandidaturën".