Presidenti Ilir Meta në konferencë për shtyp për atë që quan 'grusht shtetit'

20 Shkurt 2020, 17:06 | Përditesimi i fundit: 2020-02-20 21:13:30

TIRANË- Atë që presidenti Ilir Meta e konsideronte të mistershëm, e ka mësuar dje, që botimi në fletoren zyrtare për Arta Voprsin është bërë nga ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj. Meta e quajti të jashtëligjshme këtë veprim, me argumentin se një vendim i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi duhet publikuar vetëm në faqen zyrtare të Gjykatës së Lartë. Por në fakt, në datën 9 nëntor 2019 në fletoren zyrtare është botuar vetëm vendimi i KED-së për pikëzimin e kandidatëve për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese, ku Arta Vorpsi renditej e para.