Meta: Rama dhe Veliaj tejkaluan kufijtë! Kushtetuesja të shfuqizojë vendimin për Teatrin

14 Maj 2020, 13:24 | Përditesimi i fundit: 2020-05-14 16:15:40

Presidenti Ilir Meta tregoi arsyet se përse depozitoi padinë në Kushtetuese. 'Sot depozitova kërkesën për shfuqizimin e vendimit të qeverisë për kalimin e Teatrit Kombëtar në pronësi të bashkisë. Për fat të keq qeveria shpreh vullnetin që me kalimin e pronësisë, bashkia duhet ta shembë dhe të ndërtojë godinën e re. Shqiptarët rrezikohen që të humbasin një pasuri publike me interes të lartë. Synohet të zhduket dhe memoria jonë të humbasë. Vendimi është anti-kushtetues për cënimin e pasurisë kombëtare. Është e qartë, se përmes togfjalëshit, ndërtimin e e një godine me standarde dhe që i ndalohet të ndryshojë destinacionin, qëllimi për shkatërrimin e kompleksit është urdhëruar dhe këshilli mbetet vetëm ta vendosë në zbatim. Prishja e godinës do të përbënte shkelje të parimeve kushtetuese. Këto akte duhet shfuqizuar dhe të vendosë për pezullimin e vendimit të tyre.