Presidenti Meta kthen në Kuvend buxhetin për vitin 2021, Panariti rendit argumentet

11 Dhjetor 2020, 14:09

Presidenti Ilir Meta kthen për rishqyrtim në Kuvend projekt ligjin për buxhetin 2021 ndërsa Drejtori i Kabinetit të tij, Edmond Panariti dha disa argumente pse është kthyer.

Sipas tij, në këtë projektligj nuk parashikohet një mbështetje e mjaftueshme për të përballuar pandeminë e koronavirusit dhe pasojat e saj dhe se në të nuk përfshihen programe që mbështesin biznesin dhe papunësinë.