Presidenti Meta kthen në Kuvend buxhetin për vitin 2021, Panariti rendit argumentet!

11 Dhjetor 2020, 16:24

Presidenti Ilir Meta kthen për rishqyrtim në Kuvend ligjin për buxhetin 2021 ndërsa Drejtori i Kabinetit të tij, Edmond Panariti dha disa argumente pse është kthyer.

Sipas tij, në këtë ligj nuk parashikohet një mbështetje e mjaftueshme për të përballuar pandeminë e koronavirusit dhe pasojat e saj dhe se në të nuk përfshihen programe që mbështesin biznesin dhe papunësinë.

Dua të ndaj me ju arsyet që detyruan Presidentin të kthejë për rishqyrtim këtë projektligj. Arsyeja më madhore është fakti që ky pr.ligj nuk parashikon një mbështetje të mjaftueshme për të përballuar pandeminë COVID-19 dhe pasojat e saj. Në buxhet nuk parashikohet një mbështetje e mjaftueshme për nevojat emergjente të trajtimit spitalor, ndërkohë që do të kemi rritje të shtrimeve në spital, nuk kemi parashikuar paratë e mjaftueshme për blerjen e pajisjeve. Fatkeqësisht rastet pritet të jenë në rritje në muajt në vijim.

Arsye tjetër është se në pr.buxhetin e vitin të ardhshëm nuk parashikohen programe për të mbështetur biznesin e vogël, fasoneritë, fonde të mjaftueshme për të përballuar pasojat e papunësisë, për shkak të pandemisë. Aq më tepër kur numri i vendeve të humbura është mbi 50 mijë. Shqipëria mbetet vendi i fundit në rajon për paketat në ndihmë të biznesit" -tha Panariti.

Gjithashtu në dokumentin e paraqitur nga Presidenti i Republikës, ai thotë se ky ligj nuk ka zbatuar rekomandimet e institucioneve ndërkombëtare për të mos zgjeruar projektet PPP si me mbështetje buxhetore, dhe ato me ofertë të pakërkuar dhe nuk ka një objektiv për uljen e varfërisë për grupet më në nevojë