Presidenti Meta në Shkodër nderon me titull Zef Gjinin: Njeriu që e bën drurin të flasë

12 Gusht 2020, 17:47

Presidenti Ilir Meta ka kryer një vizitë në qytetin e Shkodrës për të akorduar me Titullin e lartë "Mjeshtër i Madh", kryetarin e Shoqatës së Artizanëve dhe Zejtarëve të Shqipërisë, Zef Gjini.

Në postimin e tij në rrjetet sociale, Meta shkruan se titulli është dhënë për mirënjohje dhe vlerësim të kontributeve të shquara në fushën e artizanatit, zejtarisë dhe trashëgimisë kulturore, si dhe për përpjekjet e pareshtura në fushën e inovacionit në shërbim të vlerave tradicionale.

Zef Gjini prej 8 vitesh drejton Shoqatën e Artizanëve dhe Zejtarëve të Shqipërisë.

"Shkodra njihet si kryeqendra e krijimtarisë së artizanatit edhe falë punës, përkushtimit e mjeshtërisë së rrallë të kryeinxhinierit të shquar të Ndërmarrjes Artistike, Zef Gjini.

Me një eksperiencë mbi 45-vjeçare në këtë fushë, jeta e tij ka qenë e lidhur pazgjidhshmërisht me dashurinë për punimin e drurit, dhe jo rastësisht është quajtur: Njeriu që e bën drurin të flasë.

Çdo objekt i gdhendur prej tij është unik sepse inxhinier Gjini dhe artizanët shkodranë, që punojnë me të, gdhendin në radhë të parë me zemër dhe dashuri.