Presidenti Meta pret Përfaqësuesen e Lartë për Punët e Jashtme në BE, Federica Mogherini

18 Prill 2018, 10:28

TIRANE-Përfaqësuesja e Lartë për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë Federica Mogherini ka mbërritur mbrëmjen e djeshme në Shqipëri si pjesë e turneut të saj në Ballkanin Perëndimor, nga 17 deri më 19 prill pas publikimit të progres raportit.Ditën e sotme  Federica Mogherini  ka nisur takimet me Presidentin Ilir Meta në orën 09:30, me Kryeministrin Edi Rama do te takohet në 10:15, si dhe me përfaqësuesit e opozitës 12:00. Përfaqësuesja e Lartë do të mbajë një konferencë të përbashkët për shtyp me Kryeministrin Rama në orën 11:15 në Kryeministri. Komisioni Europian vendosi dje për Shqipërinë dhe Maqedoninë rekomandimin për hapjen e negociatave me BE.

    No videos found.