Presidenti Trump anulon takimin me liderin Koreano-Verior

24 Maj 2018, 20:50 | Përditesimi: 24 Maj 2018, 20:50

Presidenti i SHBA Donald Trump ka anulluar një samit të planifikuar me udhëheqësin e Koresë së Veriut, Kim Jong-un, duke thënë se do të ishte e papërshtatshme në këtë kohë.

Presidenti Donald Trump nuk do të takohet me udhëheqësin e Koresë së Veriut Kim Jong-un muajin e ardhshëm.

Administrata e Trump dëshiron më shumë bisedime të nivelit të lartë me Korenë e Veriut përpara takimit historik.

Takim i cili do të kishte qenë një samit historik diplomatik, njoftimi i anullimit erdhi ditën e sotme në një letër drejtuar liderit koreanë Kim Jong-un nga Shtëpia e Bardhë.

b.ha./Shqiptarja.com