Presidentja në detyrë e Kosovës, takim me kreun e PD/ Osmani: Shqipëria të dënojë gjenocidin serb! Basha: Sa të vijmë në pushtet heqim traun në Rrugën e Kombit

18 Dhjetor 2020, 11:50 | Përditesimi i fundit: 2020-12-18 15:08:28

Ushtruesja e detyrës së Presidentit të Kosovës, gjithashtu edhe kryeparlamentare, Vjosa Osmani, gjatë vizitës në Tiranë është pritur edhe nga kreu i Partisë Demomratike, Lulzim Basha.  Pas takimit Basha dhe Osmani patën nga një deklaratë për shtyp.

Në fjalën e tij Basha ka deklaruar se gjatë bisedës me znj. Osmani është diskutuar domosdoshmëria e unifikimit të qëndrimeve Kosovë - Shqipëri

Jam krenar që kemi bërë gjithçka për pavarësinë dhe njohjet e Kosovës. Kosova dhe populli i saj janë në këto momente të vështira pa mbështetjen e duhur nga Shqipëria. Kuvendi të votojë rezolutën për dënimin e krimeve serbe në Kosovë. Historia s'mund të shkruhet nga agresorët. Liria s'mund të nëpërkëmbet nga ata që nderojnë agresorin. Mbështesim fuqimisht dialogun Serbi - Kosovë për njohjen finale. Çështja 2, nevoja për të eleminuar barrierat zyrtare dhe jozyrtare mes nesh. Një nga vendimet e para të qeverisë time do të jetë heqja e traut në Rrugën e Kombit dhe Kuvendi i ri i Shqipërisë do të miratoje rezolutën për dënimin e gjenocidit serb. ", ka thënë Basha.

Vjosa Osmani në fjalën e saj bëri thirrje edhe një herë që Shqipëria dhe Kosova të rrisin bashkëpunimin e sinqertë.