Prezantohen katër finalistët për logon e 100-vjetorit të shpalljes së Tiranës kryeqytet

15 Janar 2020, 15:35

Për 100-vjetorin e shpalljes si Kryeqytet i Shqipërisë, Tirana do të ketë logon e saj. Pas përzgjedhjes fillestare mes mbi 50 aplikimesh, ishin 4 logot finaliste që u prezantuan nga kryebashkiaku Erion Veliaj. Ndërkaq, fituesi do të zgjidhet nga publiku, në mënyrë transparente, përmes votës në rrjetet sociale. Për këtë arsye, Veliaj ftoi të gjithë qytetarët që të votojnë logon që iu pëlqen më shumë, pasi ajo do do të shenjojë edhe vitin festiv të 100-vjetorit të shpalljes së Tiranës Kryeqytet.