Prezantohen uniformat e reja të Kombëtares për sezonin 2019-2020

20 Mars 2019, 18:58

Federata Shqiptare e Futbollit, ka prezantuar ditën e sotme, uniformat e reja me të cilat ekipi 'kuqezi' do të luajë edicionin e eliminatoreve të Europianit 2020.

Në këtë prezantim ka qënë i pranishëm Presidenti i FSHF, Armand Duka si dhe personalitete të larta të futbollit shqiptar.

Edhe kësaj here fanelat e Kombëtares janë dizenjuar nga firma e njohur Macron  e cila bashkpunon me FSHF prej tre vitesh.

Kjo unifromë do të përdoret për herë të parë në ndeshjen kundër Turqisë, të premten në stadiumin 'Loro Boriçi', ndërsa më pas do të shërbejnë gjatë të gjithë sezonit 2019-2020.