Prezantohet plani i rindërtimit të Krujës/ Rama: Shpronësimet jo me lekë në dorë, por me truall ose pronë në zonën e re

4 Maj 2020, 15:48 | Përditesimi i fundit: 2020-05-04 17:41:56

KRUJË- Në dy lagje, në një hapësirë prej 57 mijë e 737 m2 do të strehohen 370 familje, të cilat kanë mbetur në qiell të hapur pas tërmetit të 26 nëntorit. Kryeministri Edi Rama së bashku me ministren e Kulturës, Elva Margariti kanë prezantuar ditën e sotme planin e rindërtimit të Krujës.

Nga 370 familje, 310 prej tyre janë ato që kanë jetuar më herët në zonën e dëmtuar, e ndërsa pjesa tjetër pra 60, kanë banuar më herët jashtë këtij perimetri. Gjithsej do të jenë 26 banesa kolektive, me një largësi prej 30 m nga njëta-tjetra, 33 njësi shërbimi, 1 qendër komunitare, 1 kopsht ose çerdhe dhe një pavijion. Zbatimi i këtij plani do të nisë që javën e ardhshme, me shembjen e banesave.

    No videos found.