Prezantohet plani për rindërtimin pas tërmeti të Bubqit/ Rama: Më 20 qershor nis puna! Ndryshim rrënjësor i jetës së banorëve

22 Maj 2020, 13:31

BUBQ- Bubqi me 20 qershor do të jetë një kantier ndërtimi, ku do të nisë puna për ndërtimin e banesave të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit.

Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ministrja e Kulturës, Elva Margariti dhe ministri i përgjegjës për tërmetin, Arben Ahmetaj prezantoi planin, ku bëri me dije se do të ketë shërbimet publike, zona tregtare, shkolla e re, parku i ri dhe ndërtesat e reja të banimit. Në këtë plan janë përfshirë 45 banesa kolektive, për banorët që mbetën në qiell të hapur nga ajo lëkundje tragjike.

    No videos found.