Prezantohet projekti për Aeroportin e Vlorës

16 Shtator 2019, 17:38 | Përditesimi i fundit: 2019-09-16 19:51:46

VLORË- Qeveria ka prezantuar projektin e Aeroportit ndërkombëtar të Vlorës, që do t'i heqë monopolin aeroportit të Rinasit "Nënë Tereza", dhe do t'i japë fund "makthit" siç e quajtur kryeministri Edi Rama, të çmimeve të larta të biletave.

Nga Vlora, gjatë fjalës së tij, Rama zbuloi se punimet do të nisin në pranverën e vitit 2020, por theksoi se aktualisht deri më tani nuk ka një kompani fituese që do të vërë në zbatim projektin, tashmë gati. Të gjendur në një situatë të tilë, Rama tha se qeveria shqiptare ka kapacitet dhe mund të fillojë punimet, për të mos e shtyrë më në kohë ndërtimin e këtij Aeroporti, deri sa të zgjidhet kompania fituese. Ai së bashku me ministren e Infrastrukturës, Belinda Balluku ka zbuluar disa detaje nga projekti. Pista do të jetë 3.2 km e gjatë dhe 60 metra e gjerë, ku puna do të bazohet në tre kolona kryesore: Aviacioni Civil; Cargo-s e tregtisë së mallrave dhe mirëmbajtja e avionëve.

    No videos found.