Ligji për mbrojtjen civile/ Rama: Sankione për çdo subjekt privat, nuk mund t'i hapim gropën vetes

10 Korrik 2019, 10:26 | Përditesimi: 10 Korrik 2019, 17:52

Ministria e Mbrojtjes ka prezantuar sot reformën e re strukturore dhe organizative për mbrojtjen civile. Ky projektligj i ri do iu shërbejë komuniteteve që mund të përballen me fatkeqësi natyrore.

Gjatë fjalës së tij kryeministri Edi Rama  deklaroi se kjo bazë e re ligjore ka për qëllim reduktimin e riskut nga fatkeqësitë. Rama tha se do të ketë sanksione për çdo institucion , pasi nuk duhet të presim t'i hapim gropën vetes kur vjen furtuna.

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka deklaroi se tashmë do përforcohen masat për mbrojtjen nga fatkeqësitë natyrore. Xhaçka tha se një faktor i rëndësishëm është edhe ndërgjegjësimi i fëmijëve ndaj mjedisit, ndërsa theksoi se ligji nuk lë vend për interepretime.

b.ha./Shqiptarja.com