Prezantuesi Rudi Hizmo nuk pranoi të ishte “kazani” i Ramës: Po ça po bën mo burrë

26 Korrik 2018, 12:39

Prezantuesi i njohur Rudi Hizmo duket i zhgënjyer nga mënyra se si kryeministri Edi Rama po qeveris vendin dhe këtë e ka pohuar fare hapur sot në emisionin “Rreze Dielli” në Report TV ku shpjegoi se ka qënë pikërisht intervista e kreut të qeverisë Rama në emisionin e koleges së tij Ariola Shehu, arsyeja e largimit të tij nga InTV ku pati një eksperiencë disa vjeçare.

“Ishte Zoti Edi Rama që e përgëzoj që e ka bërë këtë vend kështu siç është. Ai ishte i ftuar tek Arjola, kur ne ishim i vetmi emision aktual politik që komentonim këto gjëra, ndërsa Arjola ishte shoë-biz. Në vend që të vinte te ne, shkon te Arjola dhe ne na kërkohet që të futemi në kosh plehrash që ti bënim ca pyetje ngacmuese, pra ne ishim kazani. Gjë që dihej si do reagonte Edi Rama , sikurse reagoi edhe ndaj atyre që u futën në kazan , që nuk ua vari fare. Mua s’më qëndronte si ide dhe thjesht nuk shkova të nesërmen.

Hizmo, i cili nuk pranoi të bëhej “kazani mediatik” i Edi Ramës, tha se ka vetëm një pyetje për kryeministrin:

“Po ça bën mor burrë, kaq do ti thoja.  Edi Rama është dembel i madh. Është i talentuar fort, unë të siguroj që Ramën do kisha ëndërr ta kisha mik, por jo si politikan . Fatkeqësisht nuk ka asnjë person përballë tij që ta konkurojë”

    No videos found.