Primo Shllaku për përkthimet: Gjuha standarde e ka lënë shqipen ‘të çalë’

7 Shtator 2020, 15:43

Shpesh lexuesit hasin libra të përkthyer në gjuhën amtare me problematika të shumta gjuhësore. Poeti dhe përkthyesi Primo Shllaku i cilëson këto mangësi të bartura për shkak të mungesës së një shkolle përkthimi në vendin tonë ndër vite, por edhe si mungesë e kërkimit estetik që duhet të bëjë një përkthyes.

“Na lind gjithmonë nevoja të përcaktojmë, se çfarë është përkthimi? Përkthimi është zanat, por nuk është i përbërë prej disa rregullash. Por është një zanat, që komponent kryesor ka kërkimin. Jo kërkimin shkencor, por atë estetik. Në formën e kalimit, nga origjinali, tek gjuha amtare . Përkthimi është një detyrë e madhe e atij që mund ta bëjë, sepse në fund të fundit ai gjykohet nga lexuesi, sikundër krijuesit”.